Draft-Plani Zhvillimor Komunal i pejës në diskutim publik një muajsh

Prishtinë | 02 Sht 2019 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Në sallën e Kuvendit Komunal të Pejës, të premten është hapur zyrtarisht shqyrtimi 30 ditor publik për draft Planit Zhvillimor Komunal (PZHK), që përcakton zhvillimi e Pejës për tetë vitet e ardhshme.

Në këtë takim të parë me qytetarë është prezantuar edhe drafti i PZHK. Drejtori i Urbanizmit, Rajan Arapi, tregoi në këtë hapje se në këtë draft dokument është punuar intensivisht më tepër së një vit, shkruan sot Koha Ditore.

“Andaj, inkurajoj pjesëmarrje të madhe të publikut në këtë shqyrtim të fundit publik, që do ët zgjatë 30 ditë. Qytetarët e Pejës kanë mundësi të qasjes në versionin digjital të këtij drafti në faqen zyrtare të Komunës së Pejës. Vërejtjet, komentet e sugjerimet qytetarët mund t’i shkruajnë në librin e vërejtjeve apo ti dërgojnë ato përmes adresës zyrtare elektronike”, tha Arapi.

Sipas tij, takime publike nëpër lagje e vendbanime, kësaj here nuk parashihen me udhëzimin administrativ që të mbahen sikur që janë mbajtur vitin e kaluar gjatë periudhës së hartimit të draftit të PZHK. Por kësaj radhe ftohen qytetarët që të vijnë në hollin e sallës së Kuvendit Komunal, ku është i hapur shqyrtimi publik çdo ditë pune prej orës 10.00 deri në ora 15.00.

Kurse, Suzana Godanci nga MMPH, ju sqaroi qytetarëve të pranishëm se Komuna e Pejës i ka plotësuar kriteret e parapara për PZHK. Sipas saj, Komuna duhet të përgatisë edhe raportin nga shqyrtimet publike me gjitha komentet dhe sugjerimet e qytetarëve, që më vonë të mos ketë probleme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme