Reperi Drake ka befasuar një fanse gjatë një koncerti në Los Anxhelos.
Artisti doli në skenë me një çantë Hermés Birkin, e cila kushton më shumë se 30 mijë euro.
Atë ia dhuroi një fanseje, e cila ndodhej në rreshtin e parë.
“Sigurohu që të kesh siguri në dalje”, tha Drake pasi ia dhuroi.
“Oh Zot a mund ta imagjinoni jo vetëm të merrni një Birkin falas, por të merrni një Birkin falas nga Drake?”, komentoi një fans në TikTok.