Dramatizon Daçiqi: Java e ardhshme jashtëzakonisht e vështirë për Serbinë, do të ketë presion për sanksione ndaj Rusisë

Prishtinë | 20 Gus 2023 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se java e ardhshme do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për Serbinë, pasi do të ketë presion shtesë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Daçiq tha se respektimi i politikës së jashtme të BE-së nuk është problemi i vetëm në marrdhënëiet e Serbisë, por sipas tij “ka diçka tjetër”.

“Shqipëria mburret se është 100% në përputhje me BE-në dhe pyet veten pse nuk i hapin negociatat. Disa vende fqinje marrin vetëm kërkesa dhe i zbatojnë ato menjëherë. Kjo tregon se respektimi i politikës së jashtme të BE-së nuk është problemi i vetëm në marrëdhëniet tona me ta”, tha Daçiq, shkruan Danas, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, mediat serbe raportojnë se presidenti serb, Aleksandar Vuciq, do të udhëtojë nesër për në Athinë për një takim joformal të liderëve, e që pjesëmarrës pritet të jenë edhe përfaqësues të lartë të BE-së.

Të ngjashme