Dramë në Karagaç, Trepça siguron finalen

Prishtinë | 04 Maj 2026 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Trepça e ka siguruar sonte finalen e playoff-it të basketbollit.

“Xehëtarët” sonte në palestrën “Karagaçi” e mposhtën Pejën me rezultat 96:103.

Basketbollisti me më së shumti pikë në këtë ndeshje ishte, Bracey i Pejës – me 31 pikë, katër kërcime dhe tetë asiste.

Kurse te Trepça më i miri në fushë ishte Vining – me 24 pikë, tri kërcime dhe tri asistime.

Skuadra e KB Trepçës në finale e pret fituesin e ndeshjes, Bashkimi vs Bora./klankosova.tv

Të ngjashme