Ministria e Punëve të Jashtme e Meksikës, ka njoftuar se rreth 150 agjentë të Shërbimit Sekret të Bolivisë kanë rrethuar rezidencën e ambasadorit meksikan në La Paz, duke tentuar të bastisin veturën e tij.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se rrethin që e kanë formuar agjentët e Bolivisë të veshur me uniforma ushtarake, ka ndodhur gjatë vikendit dhe përmendet se në prani të rojtarit është tentuar të kryhet një bastisje, duke thyer kështu të gjitha rregullat e diplomatëve që mbrohen me ligj, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë që Meksika i ka dhënë azil ish-presidentit të Bolivisë, Evo Morales, i cili më 10 nëntor dha dorëheqje pas protestave të shumta që u zhvilluan në vendin e tij, kurse në ambasadën e këtij vendi në La Paz gjenden edhe rreth 30 përkrahës të tij.
Dorëheqja e tij kishte ardhur si rezultat i presionit të opinionit, protestave dhe kërkesës nga zyrtarët e lartë ushtarak që mendonin se nëse ai largohet nga pushteti vendi do t’i kthehet normalitetit.