Drecun: Politika e Kurtit çon në “Luftë të Ftohtë” – destabilizim të rajonit

Prishtinë | 09 Gus 2021 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, vlerëson se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke i prirë një politike që sipas tij çon në konflikte dhe destabilizim të tërë rajonit.

Sipas tij Kurti është i kapur nga e kaluara, e që sipas tij kjo mund të çojë në një “Luftë të Ftohtë”.

“Kjo është pse ai mohon marrëveshjet e Brukselit, provon që t’i mënjanojë ato dhe të shmanget nga dialogu, kështu për të mos formuar Asociacionin e Komunave Serbe, prandaj ai nuk do të Kosova të jetë pjesë e “Balkan Open” dhe hyn në konflikte me Edi Ramën”, ka thënë ai për TV Pink, transmeton Klankosova.tv.

Ai është shprehur se Kurti do ta vazhdojë këtë sjellje derisa të mos ketë një reagim të ashpër të Brukselit, Berlinit dhe Washingtonit.

“Kjo është rrugë që çon në destabilizim të ri dhe konflikte të reja politike, që pastaj çojnë në sulme mbi serbët e Kosovës dhe destabilizojnë tërë rajonin”.

Të ngjashme