Drejt vitit 2020, spitalet e QKUK-ja në kaos

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Spitalet rajonale dhe QKUK-ja edhe në vitin e ardhshëm do të përballen me mungesë të disa aparaturave. Pavarësisht furnizimeve që janë bërë, klinikat edhe më tej kanë shprehur nevojën për aparatura të reja, për shkak se disa nga to janë vjetruar.

Rreth 6 milionë euro ishin paraparë për këtë vit për blerjen e aparaturave të reja për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Megjithatë, klinikat e QKUK-së e spitalet rajonale do të hyjnë në vitin 2020 pa shumë aparatura të nevojshme.

Edhe pse nga drejtorë të klinikave në QKUK është thënë për gazetën se gjatë këtij viti janë furnizuar me disa aparatura, ata janë shprehur se kanë nevoja edhe për aparatura të reja, për shkak të vjetërsisë së atyre me të cilat po punojnë.

Drejtori i Kirurgjisë Abdominale në QKUK, Ferat Sallahu, ka thënë për “Zërin” se si klinikë kanë nevojë për një rëntgen, i cili përdoret gjatë operacioneve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme