Drejtoresha e shkollës në Gjakovë inicion rast në polici pas postimit të Duda Baljes dhe kërcënimeve që mori

Prishtinë | 01 Pri 2022 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Drejtoresha e Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, Florentina Gjergjaj ka hapur rast në polici për shkak të kërcënimeve në rrjete sociale shkaku i një shenje të ndalimit të shamisë që ishte vendosur në atë shkollë. Gjergjaj duke iu përgjigjur deputetes Duda Balje, mbrëmë, e ka akuzuar atë për linçim dhe nxitje të urrejtjes ndaj saj, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet policisë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, duke treguar se e tëra kjo ka ndodhur si pasojë e ndalesave në shkollë që janë vendosur sipas rregullave të Ministrisë së Arsimit.

Tutje, në deklarim bëhet e qartë se ende nuk ka të arrestuar dhe se lidhur me rastin janë njoftuar njësia e hetimeve dhe Prokurori i Shtetit.

“Me datë 01.03.2022 ankuesja drejtoreshe e shkollës se mesme “Nexhmedin Nixha” është kanosur me fjalë ofenduese nga disa persona ne rrjetin social Facebook. E tere kjo ka ndodhur si pasoj e disa ndalesave ne shkollë qe janë vendosur sipas rregullave te ministrisë se arsimit. Për momentin nuk ka persona te arrestuar. Lidhur me rastin janë njoftuar njësia e hetimeve si dhe Prokurori i Shtetit. Hetimet ne vijimësi” ka thënë Gjurkaj.

Të ngjashme