Drejtorët e “degraduar” protestojnë para MAShT-it

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 10:00 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtorët e departamenteve dhe udhëheqësit e divizioneve në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) të cilët kjo ministri i ka larguar nga këto pozita javën e kaluar, kanë protestuar para objektit të këtij institucioni.

Ata e kanë ftuar ministrin t’i tërheq vendimet në të kundërtën sipas tyre do t’i ndjekin të gjitha rrugët ligjore, raporton Ekonomia Online.

Në mbështetje të tyre ka dalë edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Kryetari Rrahman Jasharaj, tha se do të ishte e mirë të mos ndodhin gjëra të tilla se kështu po i bie që largimet janë bërë për të punësuar njerëz të partisë së ministrit.

Të ngjashme