Delegacioni nga Qiproja Veriore viziton AUV-in

Prishtinë | 25 Kor 2017 | 15:58 | Nga

Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë e vizitoj drejtori i Shërbimeve Veterinare të Qipros Veriore, Huseyin Ataben, së bashku me drejtorin e njësisë së Shëndetit të Kafshëve, Neslihan Oznur dhe drejtorin e Identifikimit dhe Regjistrimit të Kafshëve, Burak Toksoy.

Qëllimi kryesor i vizitës së delegacionit të Qipros Veriore ishte të njoftohet me sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve si dhe sistemin të kontrollit të lëvizjes së kafshëve të përdorura në Kosovë me qëllimin përfundimtar të instalimit të një sistemi të ngjashëm në Qipron Veriore.

Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së, Valdet Gjinovci, bashkë me stafin e agjencisë, priten delegacionin dhe i njoftuan me punën qe behet ne autoritetin tonë.

Gjinovci fillimisht i uroj mirëseardhje homologut Qipriot, e njoftoj me stafin e tij, komptencate e autoritetit tonë punët qe bëhen ne ruajtjeje të shëndetit publik.

Ai shprehu gatishmërinë për të ofruar informatat lidhur me kërkesat dhe nevojat qe ata i kanë, duke ofruar qasje edhe ne punët praktike të cilat kryhen ne teren.

Ne edhe pse shtet i ri kemi arritur qe me përkushtim të kemi një sistem të avancuar për Identifikim dhe Regjistrim të Kafshëve i cili është mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian. Sistem ky i cili është një model i mirë i cili ka dhënë rezultate ne praktik.

Kryeshefi Gjinovci, i njoftoj mbi rezultatet në teren përmes politikave për luftimin e sëmundjeve infektive të kafshëve, politika këto qe bazohen ne sistemin e të dhënave të regjistrimit të kafshëve.

Ju do të shihni në teren në praktikat tona private veterinare të kontraktuara sesi funksionon sistemi. Sa kemi bërë ne q të kemi kafshë me të shëndosha dhe produkte me të sigurta për qytetaret tanë.

Me angazhim dhe përkushtim kemi fituar edhe besimin qe edhe organizata tjera te na mbështesin ne punën tonë e cila mund të jetë shembull i mirë për ju

Kjo vizitë ishte është një mundësi për të shkëmbyer informacione dhe përvojat e dy vendeve Kosovës dhe Qipros Veriore.

Në veçanti, të dy vendet kanë qenë shumë të suksesshme në vitet e fundit në përmirësimin gradual të sistemeve të kontrollit të ushqimit dhe shëndetit të kafshëve.

Besueshmëri tek konsumatorët është rritur, fermeret janë me të kënaqur me shërbimet të cilat ofrohen për shëndetin e kafshëve të tyre ku edhe është nxitur rritja kapaciteteve të blegtorisë dhe ne pergjethsi prodhimeve me orgjinë shtazore. Në të dy vendet sektori i qumështit vlerësohet i rëndësisë së madhe për ekonominë.

Pas takimeve në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, delegacioni i Qipros Veriore do të vizitojë nesër dy praktika private veterinare dhe një fermë të qumështit që përfshin gjithashtu një fabrikë të prodhimit të djathit. Me ketë rast drejtori i shërbimeve veterinare të Qipros Veriore ka bërë ftesë zyrtare Kryeshefit Gjinovci për të vizituar autoritetin e Qipros Veriore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme