Drejtori i “Bechtel Enkas”: Borxhin prej 63 milionë € po e bisedojmë me ministrinë

Kaçanik | 18 Jan 2018 | 14:31 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i konsorciumin amerikan-turk “Bechtel&Enka”, Riyadh Alkhazjari, ka konfirmuar se janë në bisedime me Ministrinë e Infrastrukturës lidhur me kërkesën për pagesën shtesë prej 63 milionë eurove për autostradën Prishtinë-Han i Elezit.

I pyetur nga gazetarët sot gjatë një inspektimi në autostradën “Arbën Xhaferi”, së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, Alkhazjari as nuk ka pohuar e as mohuar se kjo shumë do të paguhet nga Qeveria e Kosovës.

“Sa i përket borxhit ne do të negociojmë së bashku me ministrin. Jemi në kontakte të vazhdueshme me kabinetin e ministrit”, deklaroi ai, raporton Ekonomia Online.

Edhe ministri Pal Lekaj, gjatë ditës ka thënë se janë në bisedime me kompaninë duke i ka lënë fajin qeverisë së kaluar.

Alkhazjari më pas u shpreh se “janë mobilizuar të punojnë  sipas planit për ndërtimin e autostradës që lidh Kosovën me Maqedoninë.

“Është mirë që e shohim e gjithë ekipin këtu duke u nisur nga inxhinieri mbikëqyrës, ministri i infrastrukturës. Dëshiroj ta falënderoj ministrin personalisht për mbështetjen e shkëlqyer që na ka dhënë gjatë punës tonë”, tha ai.

Ndërkaq Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj tha se ndihet i kënaqur që në çdo centimetër të rrugës po punohet.

“Siç po e shihni ka progres mjaft të madh në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ Prishtinë-Hani i Elezit dhe tani jemi në pikën e fundit apo në segmentin e fundit. Ne morëm premtime nga drejtori i projektit që kjo do të përfundojë në këtë vit në fund të vitit në dhjetorë. Ajo që më bëri përshtypje gjatë udhëtimit është se në çdo centimetër po punohet dhe shpresoj dhe para qytetareve e themi qe është projekt që do të përfundoj në kohë”, tha Lekaj.

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????

 

Të ngjashme