Mund të duket pak qesharake, por të mbuluarit e kamerës së kompjuterit me një shirit apo ngjitës letre nuk është ide e keqe. Mark Zuckerberg e bën këtë. Drejtuesi i FBI, James Comey e bën gjithashtu. Në fakt ai dha një tjetër deklaratë këtë javë për përdorimin e shiritave, për mbulimin e kamerave të pajisjeve të tij.
“A përdorni akoma ngjitës për të mbuluar kamerat në shtëpinë tuaj?”, e pyeti një intervistues James Comey-n në një konferencë.
Comey u përgjigj:
“Sigurisht që po. Më kanë përqeshur për shumë gjëra dhe së shumti për këtë, por shpresoj që njerëzit të kyçin së paku makinat dhe shtëpitë e tyre gjatë natës. Unë kam një sistem alarmi. Nëse keni edhe ju një të tillë, atëherë përdoreni edhe ju atë. Nuk është aspak e çuditshme që drejtuesi i FBI të kujdeset kaq shumë për sigurinë e tij.”
Comey shkoi më tej duke shpjeguar se për të gjithë punonjësit e FBI dhe zyrave shtetërore, ishte bërë një praktikë e zakonshme tashmë mbulimi i kamerave me pjesë të tilla si ngjitës letre. Ne e bëjmë një gjë të tillë, që njerëzit të cilët nuk janë të autorizuar të mos shohin çfarë ne bëjmë. Mendoj se është një masë shumë e mirë sigurie.
“Shumica e Amerikanëve,” thotë ai “ e marrin të garantuar faktin që kompjuteri i tyre i mbron nga çdo tentativë e tillë, por duhet ta dini se kjo është shumë larg së vërtetës.”