Drejtori i AKI do të ftohet për raportim në Kuvend, do të zbulohet se a ka kaluar Martin Berishaj filtrat e sigurisë nga ky institucion

Prishtinë | 13 Jan 2023 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se arsyet për mos shkarkimin e Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i dinë vetëm kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani.

Përmes një reagimi në Facebook, Kadrijaj ka pyetur nëse AKI mund të thotë diçka për Ambasadorin Berishaj. “Çfarë thotë AKI për Ambasadorin Martin Berishaj? “Arsyet pse Kryeministri Kurti dhe Presidentje Osmani nuk po e shkarkojnë Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn i dijnë vetëm ata”, ka shkruar ndër të tjera Kadrijaj.

Reagimi i plotë i Kadrijajt:

Arsyet pse Kryeministri Kurti dhe Presidentje Osmani nuk po e shkarkojnë Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn i dijnë vetëm ata. Faktet që Ambasadori Berishaj ka financuar Fushatën e VV! do të dalin në dritë së shpejti dhe këtë e dijnë edhe Kurti e Osmani por edhe Berishaj e Gërvalla. Por ajo që më së shumti shqetëson tek Kryeministri dhe Presidentja e Kosovës është që ata kanë emëruar Ambasadorë pa kaluar nëpër filtrat e Sigurisë dhe para së gjithash pa u intervistuar nga AKI. Nga java që vjen do të iniciojmë ftesën për krerët e AKI-së ku do të kërkojmë të dhëna të sakta nëse Ambasadori Berishaj (por edhe kolegët e tij) kanë kaluar nëpër filtrat e sigurisë për postet që mbajnë!

Të ngjashme