Drejtori i ATK-së vizitë zyrtare në Administratën e të Hyrave Publike të Maqedonisë

sdr
Prishtinë | 23 Gus 2018 | 09:23 | Nga

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri, me bashkëpunëtorë, sot ka filluar takimin dyditor në Administratën e të Hyrave Publike të Maqedonisë.

Përfaqësuesit e ATK-së janë pritur nga drejtoresha e Përgjithshme e Administratës së të Hyrave në Maqedoni, Sanja Kukarevska dhe ekipi i saj.

Në takim, u diskutua për zhvillimet e fundit në dy administratat tatimore, si dhe bashkëpunimin deri më tani.

Qëllimi i vizitës është shkëmbimi i përvojave në trajtimin e çështjeve specifike tatimore, të cilat priten që të fuqizojnë kapacitetet operacionale.

Gjithashtu, në takim u shkëmbyen edhe qëndrimet e dy administratave në pajtimin e një draft memorandumi të bashkëpunimit,  i cili pritet të nënshkruhet së shpejti.

Memorandumi i bashkëpunimit do të mundësojë zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit të përvojave, bartjen e njohurive dhe praktikave të mira,  të cilat ndikojnë në ngritjen e përmbushjes vullnetare dhe luftimin e evazionit tatimor.

sdr
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme