Drejtori i ekipit kombëtar të Argjentinës, Cesar Luis Menotti, ka bërë të ditur se do të frikësohet nëse Lionel Messi luan në ndeshjen miqësore kundër Venezuelës, e cila zhvillohet të premten.
Messi, 31-vjeçar, pritet të kthehet në fushën e lojës për ekipin e Argjentinës, pasi që mungoi në ndeshjet e kësaj kombëtareje që nga eliminimi nga turneu i Kupës së Botës në Rusi.
Super ylli ka qenë në formë të mirë gjatë kohës së fundit, pasi i ka shënuar gjashtë gola në tri ndeshjet e fundit për Barcelonën, përfshirë këtu edhe një het-trik kundër Real Betisit, në xhiron e fundit të La Ligës.
Por, Menotti, i cili kishte qenë trajner i Argjentinës në vitin 1978, kur e kishte fituar trofeun e Kupës së Botës, është i shqetësuar për gjendjen fizike të Messit.
“Do të frikësohem nëse Messi luan. E shoh se ai është i lodhur emocionalisht për shkak të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve dhe të kombëtares që i ka para vetes. E shoh që ai është shumë i lodhur”.
“Nëse ai dëshiron të luajë me Argjentinën, atëherë është shumë më mirë’.
Argjentinasi do të ndeshet me Venezuelën të premten dhe, vetëm katër ditë më vonë, me Marokun.