Drejtori i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti me vizita të rëndësishme zyrtare

Prishtinë | 31 Jan 2022 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Sot, në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë ishte për një vizitë zyrtare ambasadori i Hungarisë József Bencze dhe atasheu István Szegedi me seli në Shkup.

Ata u pritën në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti.

Drejtori Mehmeti falënderoi Ambasadorin Bencze për vizitën dhe njëherit shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit në fushat që lidhen me aspektin policor.

Ambasadori po ashtu shprehu gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit dhe falënderoi Drejtorin për mikpritjen dhe gatishmërinë që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tutje në interes të përbashkët.

Të ngjashme