Drejtori i Policisë takim me kreun e INTERPOL-it, diskutohet për zbatimin ndërkombëtar të ligjit

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti i shoqëruar nga përfaqësues të Policisë dhe të DOJ- ICITAP-it, Ambasada e ShBA-ve në Kosovë, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në kuadër të kësaj vizite u realizuan takime të niveleve të larta, ndër to edhe takimi i realizuar në Washington D.C, me drejtorin e DOJ-ICITAP-it Amerikan Gregory Ducot, me të cilin u diskutuan tema mjaft të rëndësishme në interes të organizatës policore.

Ky takim kishte për qëllim të rrisë edhe më tej bashkëpunimin dhe avancimin drejt shkëmbimit të informacioneve, ofrimit të trajnimeve dhe përvojave më të mira ndërkombëtare në interes të organizatës policore, të cilat shërbejnë në zhvillimin dhe avancimin profesional të Policisë edhe në luftimin e krimit të organizuar dhe kërcënimeve ndërkombëtare.

Policia e Kosovës falënderon DOJ-ICITAP-in Amerikan për përkrahjen dhe mbështetjen në realizimin e kësaj vizite mjaft të rëndësishme për Policinë e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme