Drejtori i Përgjithshëm i spitalit regjional të Gjilanit, Nystret Hajrullahu, ka thënë se personat të cilët janë aksidentuar nga kamioni, kanë marrë trajtimin e duhur.
Ai në një lidhje direkte për emisionin Info Magazine, ka bërë të ditur se nga 27 të lënduarit, vetëm tetë janë shtruar në spitalin e Gjilanit, transmeton Klan Kosova.
“Të gjithë kanë qenë të lënduar rëndë dhe të traumatizuar”.
“Ka pasur persona me lëndime nëpër pjesë të ndryshme. Ne të gjithë jemi mobilizuar për t’iu dhënë viktimave ndihmën adekuate”.
“Nga 27 prej tyre, vetëm tetë janë shtruar tek, disa janë liruar dhe disa janë transferuar për në QKUK”.
“Lëndimet kryesisht janë të kokës, kraharorit dhe boshtit kurrizor. Deri tani nuk ka pasur nevojë për intervenime kirurgjike”.
“Nëpër të gjitha repartet kanë funksionuar gjërat në mënyrë të duhur. Ne ja kemi dalë që të gjithëve t’u japim trajtimin e duhur”.