Drejtori rajonal i policisë në Ferizaj pret në takim zyrtar komandantin ekomandës së KFOR-it italian, Ferrara

Prishtinë | 01 Mar 2024 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Në ambientet e drejtorisë rajonale të policisë në Ferizaj u mbajt një
takim zyrtar ndërmjet drejtorit të rajonal të policisë nënkolonelit Faton
Pllana dhe kolonelit Francesco Ferrara, komandant i komandës së
KFOR-it italian- rajoni perëndim.

Gjatë këtij takimi, sipas njoftimit zyrtar drejtori rajonal Pllana e njoftoi kolonelin Ferrara dhe
stafin e tij për situatën e sigurisë në rajon, të cilën e vlerësoi të jetë e
qetë dhe për disa aktivitete që policia rajonale i ka ndërmarrë për
parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve.


Po ashtu u diskutua edhe për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve
ndërmjet policisë dhe forcave të KFOR-it italian, me qëllim të ruajtjes së
sigurisë së përgjithshme në rajon.

Të ngjashme