Drejtori rajonal i Policisë në Ferizaj takon kryetarin e Shtërpcës

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nënkoloneli Basri Shabani me stafin e tij, sot ka
takuar kryetarin e komunës në Shtërpcë z. Dalibor Jevtiç.

Në këtë takim është diskutuar situata e sigurisë në rajon, e cila është vlerësuar të
jetë qetë pas zhvillimeve të fundit në Shtërpcë, ku u plagosen dy qytetarë serb dhe
nga policia rajonale e Ferizajt pak orë më pas u arrestua i dyshuari i kësaj ngjarje.

Kryetari z. Dalibor Jevtiç falënderoi policinë rajonale të Ferizajt për mbështetjen dhe
menaxhimin e situatës gjatë dhe pas ngjarjes së incidentit të datës 06.01.2023 dhe
ofroi mbështetje të pa rezervë të tij që në Shtërpcë të mbizotëron një ambient i qetë
dhe i sigurt për qytetaret e saj.

Drejtori Rajonal, Nënkoloneli Basri Shabani e ka siguruar kryetarin e komunës së
Shtërpcës se Policia Rajonale e Ferizajt ka ofruar mbështetje dhe përkrahje për
stacionin e policisë në Shtërpcë, ka shtuar masat e sigurisë në terren për të siguruar
një ambient të qetë dhe të sigurt, i ka caktuar dy pika kontrolli në fshatin Drajkovc
dhe Jazhincë.

Të ngjashme