Një ngjarje jo fort e shpesh në Kosovë ka ndodhur në qytetin e Kamenicës.
Atje një arsimtare e Gjuhës Shqipe i ishte drejtuar Drejtorisë së Arsimit me një kërkesën për ta kthyer në pozitën e mëparshme si mësimdhënëse, shkruan gazeta inFokus.
Kjo pasi e njëjta ishte transferuar në biblotekën e shkollës.
Por, drejtoria e Arsimit e refuzoi këtë kërkesë të saj, pasi gjeti 8 gabime elementare drejtshkrimore në kërkesën e saj.
“Ne keto rrethana, DKA e konsideron te paarsyeshme dhe te parealizueshme kerkesen tuaj”, thuhet ne pergjigjen e Drejtorise Komunale te Arsimit.