Drejtuesit e Barcelonës ende pendohen që Bartomeu refuzoi transferimin e Salah dhe Mbappe

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Mediat lokale kanë zbuluar se ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu hodhi poshtë mundësinë për të nënshkruar me yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah dhe yllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Barcelona ka dështuar viteve të fundit në transferimin e lojtarëve, sidomos në kohën para dhe pas largimit të Neymarit drejt PSG-së.

Disa nga emrat më të mëdhenj që Barcelona ka dështuar t’i transferojë janë edhe Salah dhe Mbappe.

Sipas mediumit katalunas El Nacional, ish-drejtori sportiv i Romës, Monchi, i cili aktualisht është në Sevilla, i ofroi Barcelonës 29-vjeçar Salah, por u refuzua nga Bartomeu.

Raporti i këtij mediumi sugjeron gjithashtu se Mbappe ishte një tjetër lojtar që klubi e refuzoi atë verë para se të bashkohej me PSG-në nga Monaco vitin e ardhshëm.

Të ngjashme