Po vazhdojnë përplasjet në mes të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Partisë Socialdemokrate (PSD) për Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë.
Ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Hajdar Hoxha, i është ndaluar hyrja në këtë ndërmarrje, thotë Drejtori i Pronës dhe anëtari i komisionit të aksionarëve të NPB, Dren Kukaj, i cili nga Vetëvendosje, kaloi në partinë që tani udhëhiqet nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Sot, ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Hajdar Hoxha i është ndaluar hyrja në Ndërmarrjen Publike Banesore. Kjo ngjau për shkak se aktivistë të punësuar të VV-së në këtë ndërmarrje ishin organizuar t’ia garantojnë qëndrimin e jashtëligjshëm Nexhat Kryeziut (Kujto: protagonistin e skandalit ala pronto për ndarjen e lokaleve). Çuditërisht atyre në ndihmë i erdhi edhe Policia e Kosovës. Pra, drejtorin e jashtëligjshëm që e dëgjuam në përgjime po e mbron VV dhe Policia. Interesant!”, ka shkruar ai.