Drenasi në protestë për dënimin e Demakëve

Prishtinë | 31 Tet 2016 | 14:32 | Nga

Qytetarë të Drenasit kanë dalë sot në një protestë me anë së cilës kundërshtojnë dënimet e pjesëtarëve të UÇK-së në rastin “Drenica.

Protesta është mbajtur në sheshin “Fehmi Lladrovci”, ku përveç organizatorëve që janë shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë marrë pjesë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja dhe shumë qytetarë.

Protestuesit në duar mbanin pankarta me mbishkrime “Liri për çlirimtarët”, “Të mbrojmë vlerat e luftës së UÇK”, “Poshtë EULEX-i” etj.

Javën që shkoi Gjykata e Apelit ua konfirmoi dënimet 10 të akuzuarve në rastin “Drenica II”. Në këtë vendim është dënuar edhe tashmë ish-kryetari i Drenasit Nexhat Demaku. Ai ka dhënë dorëheqje të nesërmen nga pozita e kryetarit.

drenasi

drenasi1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme