Komuna e Drenasit të martën ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit me Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe Helvetas Swis Intercooperation për pjesëmarrjen në grantin e Performancës për projektin e ndërtimit të kolektorëve për grumbullimin e ujërave të zeza.
Për realizimin e këtij projekti, Komuna ka fituar grantin e performancës (pjesa e DEMOS-it) vlerën prej 183,439.00 euro, ndërsa Komuna ka ndarë mjete për këtë projekt në vlerën prej 296,561.00 euro dhe shuma totale e tij është 480,000.00 euro.