Kryetari i Drenasit, ka thënë se 1 Shtatori do të duhej të ishte ditë feste për fillimin e procesit mësimor.
Meqenëse pas pak fillon protesta e komunave në Prishtinë, ai ka deklaruar se është detyruar të protestojë për shkak të dëmeve që, sipas tij, po u shkaktohen komunave nga niveli qendror, transmeton Klankosova.tv.
Edhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se komunat janë detyruar të protestojnë. Sipas tij, vetëm gjatë këtij viti, nivelit qendror i janë transferuar rreth 20 milionë euro nga komuna.
E i pari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se komuna po përballet me probleme të mëdha financiare.
Ai deklaroi se protesta e sotme po zhvillohet pasi, sipas tij, komunave u janë marrë kompetencat.