Drenasi vazhdon të jetë imun ndaj Coronavirusit, Lladrovci kërkon përkrahje nga Qeveria

Drenas | 10 Pri 2020 | 12:44 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Drenas nuk është identifikuar asnjë person me Coronavirus. Ndonëse, në këtë komunë janë kthyer disa persona nga jashtë shtetit, ata janë dërguar në vetizolim.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se të kthyerit janë vetizoluar për 14 ditë, ndërsa 3 prej tyre ende vazhdojnë të jenë në vetizolim.

Teste, thotë se nuk iu janë bërë, për shkak, siç tha ai, nuk ka pasur nevojë.

“Situata në komunën tonë është e mirë, falë qytetarëve po arrihet të menaxhohet sipas rekomandimeve të IKShP-së por edhe vendimeve të qeverisë. Ne kemi pasur të kthyer nga jashtë dhe të gjithë janë vetizoluar, shumica prej tyre e kanë kaluar atë 14 ditëshin, ndërsa tani i kemi vetëm 3 qytetarë që akoma nuk i kanë bërë 14 ditë”.

“Testime nuk janë bërë, sepse nuk ka pasur nevojë por të gjitha kontrollet e nevojshme janë bërë nga kontrollet mjekësore dhe në të gjitha momentet janë mbikëqyrur se mos kanë ndonjë simptomë ata”, ka thënë ai.

Për vizitat e kryeministrit në detyre, Albin Kurti, Lladrovci thotë se nuk ka nevojë për vizita të askujt, por që kërkon mbështetje nga niveli qendrorë.

“Agjendën e bënë vet kryeministri, ne nuk ndërhyjmë në agjendë të tij, ne nuk kërkojmë nga askush të na vizitojë, por kërkojmë që të na mbështesë si nivel qendrorë që ne mund tu dalim qytetarëve tanë në ndihmë”.

“Fillimisht kërkojnë mjete mbrojtëse shëndetësore dhe të kenë pako ushqimore, sepse shumë prej tyre nuk po shkojnë nëpër vende të tyre të punës dhe rrezikojnë që të mbesin pa mjete financiare”, ka thënë ai.

Kjo komunë, ka shpërndarë 600 pako ushqimore e higjienike po ashtu edhe 1100 thasë me miell për gjitha familjet me asistencë sociale në këtë komunë, raporton EO.

“Ne si komunë kemi marrë disa vendime dhe i kemi shpërndarë 600 pako ushqimore, ku në ato pako ishin 18 artikuj me sasi të ndryshme, të cilat kanë qenë shumë të arsyeshme dhe qytetarët i kanë mirëpritur”.

“Kemi vendosur që edhe 2 mijë pako t’i kemi për qytetarët tanë dhe besoj që brenda javës t’i furnizojmë edhe 2 mijë familje me pako ushqimore nga buxheti i Komunës”, ka thënë ai.

Të ngjashme