Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit do të mbahen sot.
Pesë pretendentë për këtë post, gjatë ditës së nesërme presin votën e bashkëvendësve të tyre.
Vendvotime për qytetarët do të hapen në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00 të mbrëmjes.
Në këto zgjedhje të drejtë vote do të kenë 52 mijë e 569 votues.
Në krahasim me zgjedhjet e kaluara, po në këtë komunë do të ketë rritje të votuesve prej 2 338 sish.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, votuesit do të jenë të shpërndarë në 28 Qendra Votimit me gjithsejtë 72 Vendvotime.
Ndërsa zgjedhjet do të monitorohen nga 853 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë ambasadat, organizatat ndërkombëtare, OJQ-të vendore, subjektet politike dhe mediat.
Në garë për kryetar të Drenasit janë: Ramiz Lladrovci (PDK); Isa Xhemajlaj (Nisma, e mbështetur dhe nga AAK-ja); Bedri Nika (LDK); Vehbi Berisha (Fjala) dhe Xhavit Drenori (kandidat i pavarur). Por, në lisën e votimit do të jenë edhe emrat e dy kandidatëve të pavarur që janë tërhequr nga gara: Naim Bazaj dhe Rrahim Elshani.