Drenica e zyrtarizon trajnerin e ri

Prishtinë | 20 Qer 2024 | 07:49 | Nga Ekonomia Online

Klubi futbollistik Drenica ka zyrtarizuar trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm.

Ekipi nga qyteti i Skenderajt, do të udhëhiqen nga Megzon Visoka.

Njoftimi u bë nga vet klubi.

Trajneri i ri kontratën e ka nënshkruar në ambientet e FC Drenica, në praninë e presidentit Gëzim Ramadani dhe zëvendëspresidentit, Çaush Dobra.

“Pas emërimit të kryetrajnerit, klubi do të vazhdoj punën për kompletimin e skuadrës”, thuhet në njoftim.

Drenica sezonin e ardhshëm e synon rikthimin në Superligë.

Të ngjashme