Xhavit Drenori, nga Vetëvendosje, ka bërë me dije se ndaj tij ka pasur një tentim për sulm fizik në Drenas.
Përmes një reagimi në rrjetin social facebook ai ka thënë se rastin e ka lajmëruar në polici dhe pret nga organet e rendit të merren me rastin
Reagimi i plotë i Drenorit:
“Gjakrat po nxehen ne Drenas.
Miq, pata një tentim sulmi fizik ne Drenas.
Falë Zotit kishte edhe njerëz tjerë aty dhe e ndalën agresorin se përndryshe në prani të vajzës sime 8 vjeçare ku ta di si kishim përfundu!
Tash sa e lajmërova rastin në stacion të Policisë dhe pres që organet e rendit të merren me rastin.
Një porosi: fyerjet, shantazhet dhe sulmet mua vetëm sa ma forcojnë bindjen të qëndroj edhe më i fortë në garë.
Nesër, siç kemi marrë informacione, në Drenas do të ketë shumë punë Policia dhe Prokuroria sepse tashmë u kemi rënë në gjurmë mënyrës së manipulimit të votuese.
P.S. Djali i agresorit të sotëm “po rastisë” që në rrjete sociale, në zgjedhjet e fundit ma kishte përmend edhe PLUMBIN.
Tash besoj që duhet me dhanë llogari edhe ai për këtë pune”.