Dreshaj: Iniciativa jonë mori epilog, punëtorët e viteve të 90-ta i gëzofshin pensionet

Prishtinë | 31 Dhj 2022 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pensionet kontributdhënëse të punëtorëve të viteve të ’90-a.

Përmes një reagimi në Facebook, Dreshaj ka thënë se kjo ishte iniciativë e AAK-së.

“Urime vitin e ri 2023, qytetar të Kosovës me një lajm të mire!.
Inciativa e AAK-së, për korrigjimin e padrejtësisë shumë vjeqare për punëtorët e viteve 90 të cilët sakrifikuan gjithçka për të sotmen, më në fund mori epilog. I gëzofshi pensionet kontributdhënëse.
Kushtetusja foli”, ka shkruar Dreshaj.

Të ngjashme