Dreshaj i AAK-së kërkon mbështetjen e deputetëve për Ligjin për Pensionistët kontributdhënës

Prishtinë | 08 Dhj 2022 | 10:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me kundërshtimet që kanë për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, kushtëzimi i përvojës së punës prej 15 vjetësh për të gëzuar pensionin është jologjik, i dëmshëm dhe diskriminues për punëtorët të cilët viteve 90-ta ishin larguar dhunshëm dhe jashtëligjshëm nga institucionet shtetërore të pushtetit të atëhershëm

Ai ka shtuat se propozimi që AAK-ja ka iniciuar, parashihet që pensionet kontributdhënëse t’i gëzojnë të gjithë pensionistët varësisht nga vitet që kanë punuar.

“Kërkesa bënë fjalë për plotësim-ndryshimin e Ligjit Nr 04/L-131, për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, apo me konkretisht, për nenin 8 pika 2 të këtij ligji. Kërkojmë largimin e këtij neni diskriminues te këtij ligji, i cili parasheh që çdo person të ketë të paktën 15 vite përvoje pune para 01. 01. 1999 në mënyrë që të përfitojë pensionin kontributdhënës”.

“Me propozimin që ne kemi iniciuar, parashihet që pensionet kontributdhënëse t’i gëzojnë të gjithë pensionistët varësisht nga vitet që kanë punuar para datës 1 janar 1999. Kërkesë e jona është që të largohet ky kushtëzim jologjik, i dëmshëm dhe diskriminues për punëtorët të cilët viteve 90-ta ishin larguar dhunshëm dhe jashtëligjshëm nga institucionet shtetërore të pushtetit të atëhershëm”.

Fjalimi i plotë pa ndërhyrje:

Jemi sot këtu për te korrigjuar një padrejtësi, për te debatuar  për një nisme legjislative, për te cilën ka kohe qe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka iniciuar (13.05.2022).

Kjo iniciative është ndërmarr bazuar ne shqetësimet e qytetareve dhe takimet e shumta qe kemi pasur me te.

Skemat sociale ne RKS janë te rregulluara me ligje te ndryshme, ne forme te ndryshme, me përqindje te ndryshme,  (ligji për pensionin te FSK ( -Nr 04/L- 084), Ligji për pensioni nimin e minatorëve dhe Ligjin Nr 04/ L-131)

Pra kërkesa bene fjale për plotësim-ndryshimin e Ligjit Nr 04/L-131, për Skemat Pensionale te Financuara nga Shteti, apo me konkretisht, për nenin 8 pika 2 te këtij ligji.

Kërkojmë largimin e këtij neni diskriminues te këtij ligji, i cili parasheh qe çdo person te ketë te paktën 15 vite përvojë pune para 01. 01. 1999 ne mënyrë qe te përfitoje pensionin kontributdhenes.

Me propozimin qe ne kemi iniciuar, parashihet qe pensionet kontributdhënëse t’i gëzojnë të gjithë pensionistët varësisht nga vitet që kanë punuar para datës 1 janar 1999.

Siç e dini, kemi raste kur për një ditë, apo për një javë, dikush që nuk ka arritur t’i bëjë 15 vite nuk e gëzon pensionin e merituar.

Kërkesë e jona është që të largohet ky kushtëzim jologjik, i dëmshëm dhe diskriminues për punëtorët të cilët viteve 90-ta ishin larguar dhunshëm dhe jashtëligjshëm nga institucionet shtetërore të pushtetit të atëhershëm.

Dihet se këto kategori si, administrate shtetërore, stafi arsimor, shëndetësore, punëtorët e rendit dhe sigurisë, pas dëbimit nga vendet e punës, u rreshtuan dhe u organizuan për te ushqyer ndjenjën dhe shpresën për një te nesërme me te mire ne vend.

Bash këta punëtorë te cilët atëherë u ndëshkuan duke u dëbuar ne rruge, nga pushteti okupator i asaj kohe, sot serish ne i ndëshkojmë për here te dyte me këtë ligj diskriminues duke ua mohuar te drejtën qe te gëzojnë pensionin meritor, bazuar ne kontributin e dhënë.

Sa për informate, kjo nismë legjislative ka kaluar të gjithë hapat e domosdoshëm, madje edhe llogaritjen e kostos buxhetore.

Vlen te theksohet, se nga viti i kaluar asnjë person i cili pensionohet, nuk e plotëson kushtin qe te jete pjese e skemës pensionale kontributdhenese pasi qe asnjeri nuk i ka 15 vite përvojë para 1 janarit 1999.

Tendenca qe ne mënyrë te gjithmbarshme te zgjidhet problem i pensionisteve kontribut dhënës, pasi qe ne Kosove janë disa ligje për kategori te caktuara, nuk është asgjë tjetër përpos ikje nga përgjegjësia.

Propozimi jone nuk interferon me zgjedhjen e neserme te pergjithshme por e ndihmon ate.

Njëkohësisht ne këtë krize të rende ekonomike, ky propozim lehtëson gjendjen e ekonomike te kësaj shtrese me status tejet te rende ekonomik. 

Bazuar ne faktet e mësipërme, ju ftoj pozitë e opozitë që një herë e përgjithmonë ta largojmë këtë ligj diskriminues, ofendues, dhe këtyre kategorive te ua kthejmë dinjitetin.

Të ngjashme