Dreshaj kritikon Qeverinë Kurti: Lehtë është të vish në pushtet e të mos bësh asgjë

Prishtinë | 06 Mar 2024 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mos-punë dhe papërgjegjësi, duke theksuar se “lehtë është të vish në pushtet e të mos bësh asgjë”.

Dreshaj ka thënë se kur je në pushtet duhet të ballafaqohesh me përgjegjësi.

Lehtë është të vish në pushtet e të mos bësh asgjë. Kur merrni mandat me qeverisë një shtet aty ka vendime të mira dhe të këqija. Aty duhet të ballafaqoheni me përgjegjësi. Unë mendoj që kjo qeveri ka përgjegjësi në raport me miqtë tanë, në raport me qytetarët, në raport me shtetin e Kosovës, që t’i përmbush obligimet që i dalin brenda segmentit të Kushtetueses”, ka thënë Dreshaj,

Duke komentuar draft-statutin e Asociacionit, Dreshaj ka bërë apel që të mos krijohet pushte paralel.

Çka unë bëj apel është që të mos krijohet pushtet paralel, Kosova të jetë shtet funksional, të mos preket siguria dhe kufijtë e vendit”, ka shtuar Dreshaj.

Të ngjashme