Dreshaj: Kurti nuk u koordinua për targat, gjobat vështirë të realizueshme

Prishtinë | 31 Tet 2022 | 20:14 | Nga Ekonomia Online


Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka komentuar vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës në lidhje me targat.

Dreshaj në emisionin “Five” në RTV Dukagjinin ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të jetë më e matur në lidhje me vendimet që merr.

Në lidhje me vendimin për targat ai tha se kryeministri, Albin Kurti, është dashur që të jetë më i matur dhe më i kordinuar me ndërkombëtarët.

“Qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e matur me peshën e presionit ndërkombëtar. Kryeministri është dashur të jetë më i matur, se sa të del me qëndrime dhe më pas t’i tërheqë ato qëndrime më vonë”, ka thënë Dreshaj.

Sa i përket realizmit të vendimit të ri i cili përbëhet nga tri etapa, ku fillimisht nga 1 nëntori nisë me masën e dhënies së vërejtjes deri më 21 nëntor. Pastaj me masën e gjobitjes nga 21 nëntor 2022 deri më 21 janar 2023. Ndërsa nga 21 janari 2023 deri më 21 prill 2023 do të vendosen targat provuese për veturat me targa ilegale. Ndërkaq pas datës 21 prill të vitit 2023, nuk do të lejohet qarkullimi i veturave me targa ilegale.

Dreshaj tha se etapa e dytë ku përfshin gjobitjen e qytetarëve do të jetë me problem, pasi nuk kemi të dhëna dhe as qasje në të dhënat e qytetarëve serb dhe me këtë nuk do të behët ekzekutimi i gjobave.

“Unë mendoj që ky vendim është vështirë i realizueshëm, pasi ka tri etapa, kryesisht etapa e ndëshkimit, pasi nuk kemi qasje tek ata dhe informata të tjera, do të ketë ndëshkime por jo edhe ekzekutime të këtyre gjobave”, ka thënë Dreshaj.

Sipas tij “Kjo pjesë është vështirë e ndjeshme ( e ekzekutimit të gjobitjes), ndërsa, pjesa e parë që përfshin qortimin është në rregull”.

Ndërsa, sa i përket kërcënimeve nga lista serbe për këtë vendim, ai theksoi se jemi mësuar të shohim cd herë këtë, por që “duhet faktori ndërkombëtar të ndërhyjë te Serbia që të bëj presion të strukturat që bojkotojnë shtetësinë e Kosovës.

Ai shtoi se Qeveria e Kurtit duhet të shfrytëzojë miqësinë që kemi me Shtet e Bashkuara të Amerikës, dhe gjithashtu sa është administrata Biden në udhëheqje, për shkak të miqësisë së tij më Kosovën.

Të ngjashme