Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një konferencë për media ka shprehur shqetësimin e tyre lidhur me protestën e sotme nga Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), raporton Ekonomia Online.
Në emër të grupit parlamentar, deputeti Shemsedin Dreshaj tha se greva e sotme vërteton se Qeveria po prodhon vetëm kriza.
Ai ka thënë se mësimdhënësit gjatë kohës së luftës ishin shtylla e rezistencës, ndërsa tani thotë se po shtypen e diskriminohen nga Qeveria.
“Qeveria e Kosovës, tash e një vit vazhdon të prodhojë kriza. Kriza politike, ekonomike e mbi të gjitha po vazhdon të krijojë krizë të mirëqenies në vend, duke varfëruar qytetarët çdo ditë e më shumë. Greva e sotme e sindikalisteve duke përfshirë dhe mësimdhënësit, vërteton se kjo qeveri qytetarëve nuk po u ofron zgjidhje por vetëm kriza. Mësimdhënësit, që ishin dikur shtyllë e rezistencës kundër armikut, tani në liri po shtypet e po diskriminohen nga kjo qeveri”, tha ai,
“Qeveritaret duhet ta kenë të qartë se dalja në rrugë e mësimdhënësve nuk bëhet nga qejfi por nga zori. Ata gjenden në një situatë tejet të pafavorshme sociale-ekonomike, dhe në këtë situatë janë nga pazotësia e Qeverisë për t’i ofruar zgjidhje”, tha ai.