“Drini Poetik” bashkon Prishtinën, Prizrenin dhe Kukësin

Prishtinë | 09 Qer 2026 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve të Shqipërisë, organizojnë edicionin e radhës të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Drini Poetik”.

Festivali mbahet sot dhe nesër në Prishtinë, Prizren dhe Kukës, duke mbledhur poetë, shkrimtarë dhe krijues letrarë nga hapësira të ndryshme shqiptare dhe ndërkombëtare.

Festivali do të nisë në Prishtinë me ceremoninë e hapjes, sesione letrare dhe promovime veprash, ndërsa do të vazhdojë më 10 qershor me aktivitete në Prizren dhe Kukës, ku do të zhvillohen takime kulturore, vizita në monumente historike dhe manifestimi tradicional poetik “Valët e Drinit”, gjatë të cilit do të shpallen edhe çmimet letrare të festivalit.

Të ngjashme