Drita e konfirmon, një lojtar i tyre rezulton pozitiv me Coronavirus

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Dritës sot i janë bashkuar edhe një pjesë e lojtarëve që ishin jashtë vendin, në përjashtim të një lojtari, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID 19.

Klubi i Dritës ka kërkuar nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë si dhe nga FFK që të testohen të gjithë pjesëmarrësit në Superligë.

“Sot është pritur që klubit ti bashkangjiten edhe lojtarët tjerë që janë jashtë Kosovës, por kemi marrë një lajm aspak te mirë, sepse njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv në testimin për Covid-19.

“Lojtari deri tani nuk ka shfaqur simptoma dhe do te vijojë të qëndrojë i izoluar në shtëpi”.

“Jemi shumë të brengosur nga kjo situatë dhe kërkojmë nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë si dhe nga FFK që tu bëhen testet çdo futbollisti dhe çdo personi që involvohet në aktivitete sepse në të kundërtën mund të rrezikojmë shëndetin e të gjithë komunitetit të futbollit”.

“Klubi i dëshiron shërim sa më të shpejt lojtarit dhe do ti qëndroj pranë në çdo rrethanë!”, thuhet në njoftimin e Dritës. 

Të ngjashme