Drita Rexhaj zgjidhet anëtare e KGjK-së nga radhët e Gjykatës së Apelit

Prishtinë | 10 Mar 2021 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Në organizimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, (KGjK) e në ambientet e Gjykatës së Apelit, gjyqtarët e kësaj gjykate kanë votuar sot, zgjedhjen e një gjyqtareje të nominuar për anëtar të KGjK-së.

Kandidate të nominuara për anëtare të KGjK-së nga Gjykata e Apelit ishin, Delushe Halimi, Drita Rexhaj dhe Frosina Sylejmani.

Me votim të fshehtë dhe me shumicë votash, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit kanë zgjedhur kolegen e tyre Drita Rexhaj, anëtare të KGjK-së. Gjyqtarja Rexhaj mori 23 vota në raundin e dytë të votimit.

E përzgjedhura nga radhët e Gjykatës së Apelit, konsiderohet si anëtare e KGjK-së, ndërsa në ditët në vijim certifikimin do ta bëjë KGjK-ja. Mandati i saj si anëtare e KGjK-së është 5 vjeçar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme