Didier Drogba ka mbetur pa skuadër. Legjenda e Chelseat, ka konfirmuar se gjatë ditës së djeshme ka refuzuar ofertën e klubit brazilian, Corinthians.
Për, Drogben të interesuar ishin Corinthians dhe disa klube nga Premier Liga.
Tani, Drogba mbetet si lojtar i lirë dhe çdo skuadër që shpreh interesim për të mund ta transferoj ish-lojtarin e reprezentacionit të Bregut të Fildishtë.
Megjithatë sipas medieve të huaja, ekziston mundësia që ai të rikthehet në klubin e Chelseat, të marr një rol në skuadër.