Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po përjeton një gëzim familjar – babai i saj festoi ditëlindjen.
Festa u bë në mesin e miqve dhe familjarëve, e ku nuk munguan as postimet në rrejtet sociale.
Dukagjini festoi ditëlindjen e 50-të dhe natyrisht se Dua Lipa është përkujdesur që festa të jetë në nivel.
Dua Lipa vjen nga suksesi më i madh në karrierën e saj, fitorja e dyfishtë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy.
Këngëtarja vitin 2018 shënoi shumë suksese, përfshirë edhe performancë në Sunny Hill Festival, që është festivali më i madh në Kosovë, i organizuar nga Republika, kompani që drejtohet nga babai i këngëtares.
Dua pritet që të performojë sërish në gusht të këtij viti në vendin tonë, për të festuar bashkë me adhuruesit e saj në vend suksesin historik në Grammy.