Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, është bërë një nga fituesit më të mëdhenj të showbizit në planet, duke arritur në 24.7 milionë funta apo 28 milionë euro.
Krijuesja e hitit “One Kiss”, që e nisi interpretimin në projektin bamirës “Children in Need”, e ka bërë pasurinë e saj dyfish nga viti i kaluar, nga 11.8 milionë funta (13 milionë euro), shkruan The Sun, transmeton Telegrafi.
Ajo gjithashtu posedon 17.3 milionë funta (19 milionë euro) në bankë, sipas shifrave të Dua Lipa Live LLP, të paraqitura në ‘Companies House’.
Dua Lipa (Foto: Instagram)
“Dua ka ecur ngadalë në biznesin e saj, dhe tani është një nga interpretueset më të suksesshme të popit”, ka thënë një burim i industrisë për 24-vjeçaren.Lexo po ashtu:Dua Lipa publikon klipin e animuar të këngës “Break Your Heart”
“Llogaritë e fundit tregojnë se ajo është duke shkuar hapave të Ed Sheeran”.
“Duke pasur parasysh që ajo është pesë vjet më e re dhe nëse ajo vazhdon në këtë trajektore, së shpejti do të rivalizojë edhe Adele”, vazhdon më tej burimi.