Dua Lipa është një ndër artistet më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Ajo së fundi ka dhënë një intervistë për revistën Vogue, ku do të jetë edhe në ballinën e numrit të janarit.
Bukuroshja ka folur edhe për fenimizmin që e ka në disa prej këngëve të saja, por që kjo nuk do të thotë se i urren meshkujt.
“Feminizmi për mua nuk është të urrej meshkujt, por thjesht ne i meritojmë të njëjtat mundësi”, thotë ajo në numrin e janarit.
“Ne dëgjojmë kaq shumë për të gjithë këta burra të rëndësishëm që kanë ndryshuar botën, madje edhe historitë e njerëzimit fillojnë me tregimin ‘Epo, meshkujt e bërën këtë’”, ka pohuar ajo.
Zeshkania është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell në albumin e ri.
Lipa gjithashtu do të mbajë disa koncerte anembanë globit si dhe Kosovë, pritet të performojë në kuadër të “Sunny Hill Festival”.
https://www.instagram.com/dualipa/?utm_source=ig_embed