Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, nuk di të ndalet.
Pas marrjes së çmimeve prestigjioze “Grammy Awards” dhe “BRIT Awards”, Lipa tani është pjesë e kampanjës së brendit të njohur të xhinseve “Pepe Jeans”. Ajo është zgjedhur fytyra e re zyrtare e këtij brendi.
Këngëtarja 23-vjeçari ka bërë të ditur këtë bashkëpunim përmes një postimi në profilin e saj në Instagram.
“E mahnitur që po ju njoftoj se jam fytyra e re e Pepe Jeans”, ka shkruar Lipa në Instagram.