Dua Lipa ka folur në “Futures Forum ILMC”, ku dha disa këshilla për vajzat e reja.
Fituesja e dyfishtë e “Grammy”, Dua Lipa dhe babai i saj kanë përfunduar ditë më parë koncerencën për barazi gjinore, bashkë me Steve LAmacq dhe 30 folës, shkruan lajmi.net.
Organizatorët e forumit kishin mysafir special Dua Lipën, e cila bashkë me babain e saj foli për vështirësitë që ka hasur deri këtu dhe Fondacionin “Sunny Hill” në Kosovë.
Dua Lipa vitin e kaluar u bë femra e parë në Britani që arriti 1 miliard dëgjime në “Spotify” me hitin “New Rules”.
“Si femra, ne duhet të punojmë më shumë, për t’u dëgjuar dhe vlerësuar. Është vetëm një nga ato shumë gjëra. Kur je artist dhe nuk luan piano apo kitarë, njerëzit mendojnë se je vetëm prodhues, dhe ti duhet të punosh shumë për t’iu treguar njerëzve veçantinë e asaj që ti bën”, ka thënë Dua.