Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen me fotografitë e reja nga prapaskenat e setit fotografik për Vogue Italia.
Këngëtarja shfaqet me disa veshje elegante, përfshirë një reçipetë me dantellë dhe fund lëkure, ndërsa në një tjetër pamje pozon me një fustan të veçantë me strukturë kockash.
Në intervistë, Dua ka folur edhe për martesën me bashkëshortin e saj, Callum Turner, duke treguar se gjatë ditës së tyre të madhe “nuk e humbën kurrë nga sytë njëri-tjetrin” dhe u përpoqën të krijonin sa më shumë kujtime së bashku. /Klankosova.tv


