Dua Lipa nominohet për këngën më të mirë nga BBC

Prishtinë | 14 Tet 2018 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa vazhdon që të shpërblehet për sukseset e saj.

Bukuroshja nga Prishtina i befasoi të gjithë me hitin “One Kiss” me Calvin Harris.

https://www.instagram.com/p/BozVNdFlnHC/?utm_source=ig_web_copy_link

Megjithatë tash është BBC Radio që ka nominuar pikërisht këtë këngë në kuadër të Teen Awards si kënga më e mirë “single”, shkruan Telegrafi.

Në mesin konkurrentëve janë Drake me “God’s Plan”, Ariana Grande me “No Tears Left to Cry” dhe George Ezra me “Shotgun”.

https://www.instagram.com/p/BoxGZaol22W/?utm_source=ig_web_copy_link

Dua më parë ka qenë e nominuar edhe në ceremoni tjera të shpërblimeve muzikore, por suksesi më i madh mbetet Brit Awards.

Aty ajo fitoi dy çmime falë albumit të saj “Dua Lipa” që theu rekorde në Britaninë e Madhe. Dua performoi gjatë verës në Kosovë në kuadër të Sunny Hill Festival.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme