Këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore, Dua Lipa, a ka vizituar sërish restorantin e njohur shqiptar në New York, “Çka ka qëllu”, por kësaj radhe me të dashurin e saj Anwar Hadid.
Dhe nuk është për t’u çuditur se këngëtarja e ka mbushur Instagramin e saj, me postime nga kjo drekë e veçantë.
Në një tavolinë me ushqime tradicionale ku nuk mungonin, qebapat, ajvari, specat me ajkë, mantijat dhe flija, duket se Lipa dhe Hadid më së shumti i kishte marrë malli për qebapa të Kosovës, të cilët në një moment i dashuri i Duas i quan “ushqimi kampion i shqiptarëve”.
Restoranti shqiptar “Çka ka qëllu”, edhe pse ndodhet në një territor ku dominojnë kuzhina dhe restorantet italiane, megjithatë ka arritur të tërheqë vëmendjen e njujorkezëve dhe të dallohet për veçantinë dhe specialitetet që ofron. Në të kaluarën Dua Lipa e kishte vizituar këtë lokacion bashkë me familjen e saj, Dukagjinin, Anesën, Rinën dhe Gjinin.