Dua Lipa tregon se si ka shkruar këngën “Homesick” me idhullin e saj në fillimin e karrierës

Prishtinë | 16 Tet 2018 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

“Homesick” është një nga këngët më të dashura për publikun nga albumi i parë i Duas.

Këtë këngë shumë të veçantë ajo e ka shkruar me idhullin e saj, këngëtarin e grupit të famshëm “Coldplay”, Chris Martin.

“Homesick” flet për përjetimet e këngëtares dhe mungesën që ndjen për shtëpinë e saj, Londrën, kur ndodhet në vende të ndryshme të botës, përcjell Gazeta Express.

Dua për Billboard ka zbuluar se si ka ardhur deri tek ky bashkëpunim, duke thënë se ajo vetëm rastësisht i ka thënë një agjenteje se do të kishte dëshirë të punonte me Cris Martin.

Ajo ia ka mundësuar këtë, ndërsa Dua menjëherë i ka dërguar disa këngë që ka bërë gati për albumin e saj të parë.

Martin është impresionuar dhe ka kërkuar ta takojë këngëtaren e re, ndërsa ata derisa po flisnin në studio, kanë bërë edhe këngën e re që ia kanë lënë titullin ‘Homesick’.

Dua tregon se Martin e ka pëlqyer shumë këngën ‘New Rules’, që është bërë hiti më i madh i saj deri më tani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme