Dua Lipa udhëheq nominimet në “Brit Awards 2019”

Prishtinë | 12 Jan 2019 | 21:19 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa fitoi dy çmime në edicionin e kaluar të Brit Awards duke u shpallur “Artistja më e mirë femër” dhe “Artistja e re më e mirë”.

Ndërsa kur doli në skenë për të marrë çmimin e parë ajo tha se dëshironte “që sa më shumë femra të fitojnë çmime dhe sa më shumë femra të marrin udhëheqësinë në botë”.

Tash, një vit më pas, industria muzikore duket se i ka dëgjuar fjalët e saj, ashtu që femrat dominojnë në listën e ngushtë të Brit Awards.

Dua konkurron me katër nominime në dy kategori, për “Këngën më të mirë” (me “One Kiss” dhe “IDGAF”) dhe “Videoklipin më të mirë” (me “One Kiss” dhe “IDGAF”), ndërsa në po aq kategori sa shqiptarja e famshme, konkurron edhe ylli i muzikës pop, Anne-Marie.

Është vetëm hera e dytë në histori të Brit Awards, që më shumë femra se meshkuj konkurrojnë për çmimin kryesor – Albumi i vitit.

Ceremonia e sivjetme e Brit Awards mbahet më 20 shkurt 2019 (e mërkurë) në O2 Arena të Londrës.

Komiku Jack Whitehall kthehet si nikoqir i evenimentit pas suksesit të arritur në vitin e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme