Dua Lipa zë ballinën e “Vogue”, femrat po e pushtojnë botën

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 01:11 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, pranoi vet pak ditë më parë se ka realizuar një prej ëndrrave më të mëdha në jetën e saj.

Ajo ka pozuar për revistën e famshme britanike “Vogue”, me ç’rast ka dhënë edhe një intervistë rreth karrierës së saj disavjeçare.

Në një video të shkurtër të publikuar së fundmi në Instagram, Lipa ka treguar një pjesë të intervistë, ku ndër to ka cekur një prej sukseseve më të mëdha në karrierë, siç është albumi i saj i parë.

“Krenaria ime më e madhe është të bëj albumin tim të parë, më jep shumë mundësi, kam zgjedhje që të shoh shumë vende të botës, ne më të vërtetë jemi duke parë që femrat, kanë bërë gjëra të mëdha, shumë të mëdha, femrat janë duke e pushtuar botën”, ka thënë Dua gjatë intervistës.

“Duke biseduar për të qenit femër sot”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e videos së publikuar në Instagram.

E njëjta ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj, kryesisht komplimente për dukjen e saj glamuroze në setin e ri fotografik.

https://www.instagram.com/p/BrDkmSMhT7a/

https://www.instagram.com/p/Bq92uJfBryN/

https://www.instagram.com/p/Bq-DkcWBENd/

https://www.instagram.com/p/Bq9y0Cfh8Oh/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme